Në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë ka filluar Samiti joformal i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidatë për anëtarësim në Union në kuadër të kryesimit të Austrisë me Këshillin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në deklaratën e saj para takimit që do të zgjasë dy ditë, tha se do të trajtohen çështjet si tragjedia njerëzore në Siri dhe marrëdhëniet SHBA-BE në krye me çështjen Izrael-Palestinë.
“Do t’i trajtojmë marrëdhëniet tona përtej oqeanit. Përkundër dallimeve në mendime, bashkëpunimi dhe miqësia jonë me SHBA-të dhe popullin amerikan vazhdon ashtu siç ishte më parë”, tha Mogherini.
Ajo më tej tha se operacioni “Sophia” është e rëndësishme në luftën kundër trafikantëve të njerëzve, dhe se përfundimi i asaj do të shkaktonte rënie në bashkëpunimin e vendeve të rajonit.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se janë takuar për të treguar një qasje të përbashkët për temat siç janë Irani dhe Siria në krye me marrëdhëniet me SHBA-të.
Mbledhja do të përfundojë nesër me konferencën e përbashkët të Mogherinit dhe ministres së Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl.
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...