Dy burra, dajë e nip nga Shkodra janë zhdukur prej 5 ditësh dhe prej tyre nuk ka asnjë gjurmë. Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës. Kanë qenë dy bashkëshortet e tyre që kanë denoncuar më 24 gusht në policinë e Shkodrës se burrat janë larguar nga banesa më 23 gusht dhe nuk janë kthyer më.
“Balkanweb” ka siguruar komunikatën e brendshme të policisë ku është regjistruar kallëzimi.
“Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, – thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.
4 orë më pas ka qenë bashkëshortja e Gëzim Hysajt që ka denoncuar edhe ajo zhdukjen e 56-vjeçarit.
“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, – thotë më tek komunikata e brendshme e policisë së Shkodrës.
Ndërkaq njoftimin e ka bërë edhe Policia e Shtetit në faqen e saj, duke u mjaftuar vetëm me inicialet e dy personave të zhdukur dhe duke e cilësuar si ‘largim nga banesa’.
Ndonëse në asnjë prej komunikatave nuk ngrihen dyshime për zhdukjen e papritur të dy burrave, burime konfidenciale pohojnë për “BW” se dyshohet se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Këtij dyshimi i shtohet fakti që tashmë janë bërë 5 ditë nga zhdukja e dy burrave. Për më tepër ka dyshime se zhdukja e tyre ka lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër.
Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por jo vetëm! SPA...
Milner nderon Diogo Jota duke veshur fanellën me numrin 20
Bombardimet ruse në Ukrainë, 26 vrarë në Kiev dhe qindra të ...
Kina: Paqja në Ukrainë arrihet me marrëveshje
Përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryemini...
Dua Lipa ngjitet në skenën e “Sunny Hillit”, ndez atmosferën