E suksesshme edhe në Turqi!
Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe rikthimi në vendin tonë siç duket i bëri shumë mirë.

Bëhet fjalë për Elvana Gjatën e cila pas disa vitesh në SHBA u rikthyer për t’i dhuruar publikut shqiptar disa këngë të cilat u kthyen menjëherë në hit.
Mirëpo Elvana ka një miqësi të bukur me Almeda Abazin me të cilën ka pushuar bashkë gjatë kësaj vere dhe kanë ndjekur koncertin e Beyonce në Francë Almeda dhe Elvana edhe pse shumicën e kohës larg, gjejnë gjithmonë mënyra për ta vlerësuar njëra tjetrën dhe punën e tyre.
Së fundmi, Almeda ka postuar një video në Insta Story, ku dëgjohet në makinë kënga e Elvanës. Dhe nëse mendoni se këngën e ka vënë ajo, gaboheni. Kënga ishte duke u luajtur në një radio turke dhe Almeda u sigurua ta filmonte këtë moment, duke e ndarë me ndjekësit e saj dhe sigurisht duke përmendur Elvanën.

8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër