Aktet e qëllimshme mbetën shkaku kryesor edhe i zjarreve të kësaj vere. Në shtabin e emergjencave civile numërojnë 73 vatra zjarri vetëm në 3 muajt e fundit, 80% e të cilave janë shkaktuar qëllimisht.
Në 80% te rasteve janë zjarre me dashje të vendosura nga persona që synojnë qoftë për të dëmtuar pasurinë e qytetarëve apo edhe për të hapur kullota për bagetitë. Deri tani janë regjistruar 73 raste zjarri në shkallë vendi dhe 1 i proceduar penalisht në kombinat”.
Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako thotë në një intervistë për Tv Klan se numri i zjarreve të këtij viti ishte dukshëm më i vogël se një vit më parë kur pati rreth 300 zjarre, por gjithsesi nuk kanë munguar edhe rastet e rënda.
Haki Çako: Zjarret më problematike më shqetësuese ka qenë ai i pyllit të Semanit ku u dogj 7 ha shkurre dhe pishe dhe zjarri i shfaqur afër qytetit të Lushnjes.
Bilanci i këtij viti flet deri tani për rreth 30 ha të shkrumbuar në pyje.
“Sipërfaqja e djegur në total është rreth 30 ha në raport me 362 raste ose masiv 14 mijë ha të shkrumbuar në 2017.
Kreu i emergjencave thotë se janë mbi 1400 efektivë në dispozicion për çdo rast emergjent zjarri të pajisur me zjarrfikëse, makina dhe varka shpëtimi.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...