Dy çanta që përmbajnë mbetje njerëzore janë zbuluar në Bronx, New York City, duke shkaktuar një reagim masiv të policisë. Gjinia e viktimës mbetet e panjohur.
Policia ka nisur një hetim të madh në skenën e krimit në Crotona Park South dhe Franklin Street të premten pasdite, pasi një punonjës i parkut lokal zbuloi dy çanta të dyshimta në një trotuar.
Punonjësi thirri menjëherë shefin e tij i cili nxitoi në vendin ku zyrtarët e parkut zbuluan mishin dhe flokët brenda qeseve dhe lajmëruan policinë. Pas arritjes së tyre në vendngjarje, zyrtarët konfirmuan se kishte një trup njerëzor në thasë, raporton ABC 7 Neë York.
Gjinia e viktimës nuk është bërë e ditur ende. Hetimi është në vazhdim. Zyra e Ekzaminuesit të Mjekësisë të qytetit do të hetojë gjetjet.
Izraeli lëshon paralajmërime për evakuim në qytetet libaneze...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...