Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, thotë se pas lufte janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë të UÇK‘së.
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express dhe Televizionin 7, Selimi nga burgu i Dubravës, përmes telefonit, kërkon që tërë procesi i verifikimit të veteranëve të luftës të kthehet në piken zero dhe të shqyrtohet nga fillimi.
“Sipas të gjitha shënimeve të komandantëve, të zonave në përgjithësi ka variuar numri deri në 12700”, thotë Selimi përmes telefonit, nga burgu i Dubravës.
“Ky është një numër që nuk është real dhe duhet të merren me të institucionet vendore po ashtu edhe ata që kanë luftuar”, shton ai, duke hedhur kundërshtuar numrin prej 60 mijë veteranëve që ka nxjerrë komisioni për verifikimin e statusit të tyre.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...