Nuk ka vonuar reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ndaj ambasadorit të Britanisë, Ruairi O’Connel.
Ky i fundit në një intervistë gjatë ditës deklaroi se kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba.
“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, tha O’Connell.
E Thaçi në rrjetin social twitter ka shkruar se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.
Tutje ai ka thënë se këto do të bëhen larg nga armiqësitë, plumbat dhe lufta.
“Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një process paqësor. Larg nga bisedat për armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, ka shkruar presidenti i Kosovës./arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...