Pronarët e Interit, Suning Group thuhet se janë të gatshëm për të blerë të gjithë aksionet e mbetura të presidentit Erick Thohir.
Biznesmeni indonezian bleu “Nerazzurrët” nga Massimo Moratti duke marrë përsipër 70 për qind të aksioneve si dhe duke lënë italianin me pjesën tjetër të mbetur, transmeton portali arbresh.info.
Në verën e vitit 2016, konglomerata kineze Suning erdhi dhe Thohir bleu aksionet e Morattit duke shitur pjesën tjetër te Jindong Zhang dhe familja e tij.
Tani, ‘Corriere dello Sport’ raporton që grupi është i gatshëm të blej pjesën tjetër të aksioneve prej 31.05 për qind, duke marrë thuajse plotësisht kontrollin e klubit.
Aty do të jenë edhe disa aksionarë të vogël, por numri i kombinuar i aksioneve të tyre është vetëm 0.4 për qind.
Thohir tashmë ka shitur aksionet e tij te skuadra në MLS, DC United, duke sugjeruar që ai mund heq dorë nga investimet në futboll./arbresh.info/
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK