Era Istrefi tashmë ka bërë emër edhe në arenën ndërkombëtar, qëkur u bë sensacion interneti me këngën ‘Bonbon’.
Ajo arriti kulmin me himnin e Botërorit Rusia 2018, të cilën e këndoi me Nicky Jam dhe Will Smith pikërisht në Moskë, shkruan portali arbresh.info.
Por, në fillimet e karrierës Era ishte vetëm 19 vjeçe kur publikoi klipin e parë ‘Mani për Money’ që duket shumë e ëmbël dhe një stil interesant nga ajo që ishim mësuar të shihnim.
Përgjatë viteve stili i saj si dhe pamja fizike evoluoi, duke e bërë atë edhe më të veçantë nga estrada shqiptare.
Ajo tashmë po jetëson ëndrrën e saj me nënshkrimin e kontratës me Sony Ultra Music, ku edhe publikoi dy klipet e fundit në gjuhën angleze që po priten mjaft mirë.
Era është e vetmja shqiptare që ka arritur nga Kosova të fitojë fansa edhe jashtë kufijve./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...