Sindikata e Punëtorëve e RTK-së i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që urgjentisht t’i ndajë paratë për ndërtimin e objektit të ri të RTK-së.
“Të nderuar deputetë, nga shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë para pak orësh, janë vërshuar të gjitha studiot e RTK-së, duke e vënë në pikëpyetje edhe funksionimin e rregullt të programit ditor”, thuhet në reagimin e sindikatës.
Nga vërshimi i studiove rrezikohet edhe jeta e kolegëve tanë për shkak ekspozimit ndaj energjisë elektrike në të gjitha studiot, thuhet më pas aty, transmeton lajmi.net.
“Sindikata i bën thirrje edhe Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë urgjentisht ligjin e ri të RTK-së në Kuvend, në mënyrë që të miratohet nga deputetët sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Sipas tyre, çdo vonesë në mosplotësimin e këtyre kërkesave, ne e konsiderojmë presion dhe ndërhyrje në mediumi publik RTK.
Sindikata kërkon që nga fillimi i vitit 2019, buxheti i RTK-së të mblidhet nga parapagimi për të siguruar pavarësi editoriale për RTK-në.
Sindikata po ashtu kërkon që sa më parë të sigurohen mjetet dhe të fillohet me procesin e digjitalizimit. /Lajmi.net/


Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...