Mijëra vetë protesuan sot në Moskës kundër një propozimi të debatuar të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit. Protestës ju bashkua edhe Partia Komuniste. Protesta të ngjashme pati edhe në qytetet Shën Petërburg dhe në Jekaterinburg.
Në fillim të muajit, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi ligjin për rritjen e moshës së pensionit për burrat nga 60, në 65 vjeç, ndërsa për gratë nga 55, në 63 vjeç.
Protestuesit thanë se përbën shqetësim fakti i jetëgjatësisë së shkurtër në Rusi, dhe se njerëzit nuk do të mund të jetonin sa për të marrë pesnionin e qeverisë.
Qeveria argumenton se Rusisë i duhet të ndërmarrë reforma për të fuqizuar ekonominë e vendit.
Ekonomia ruse ka patur pasoja pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të aneksimit të Krimesë dhe rënies së çmimit të naftës. Vitin e kaluar prodhimi i përgjithshëm bruto shënoi një rritje prej 1,5 për qindsh./voa/
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira