Android M tani zyrtarisht quhet ‘Android 6.0 Marshmallow’. Objekti i ri i vendosur pranë ndërtesës Android HQ në Kaliforni tani është i hapur për fotografët.
Platforma Android M është zbuluar gjatë konferencës vjetore I/O në muajin maj, ku është paralajmëruar se do publikohet gjatë kësaj vere. Versioni madhështor i ardhshëm i sistemit operativ Android është përpjekur për të optimizuar performacën duke ulur kështu nivelin e përdorimin të RAM-it për të përmirësuar njëkohësisht edhe kohëzgjatjen e baterisë.
Android M do prezantojë edhe mbështetjen e sensorëve për njohjen e shenjave të gishtave, shkruan arbresh.info. Një aplikacion i veçantë për të kontrolluar atë se në çfarë kanë qasje aplikacionet në telefonin tuaj do të jetë gjithashtu në këtë version të ri.
Sistemi operativ Android Marshmallow pritet që së pari të jetë në dispozicion për pajisjet Nexus brenda vjeshtës./arbresh.info
Rama: Prishtina nikoqire e kulturës botërore me festivalin &...
Noizy përballet me hetime në Zvicër, kërkohet paraburgimi i ...
Pacolli me mesazh reflektues: Nuk lejoj ata që s’kanë luftua...
Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan pas ...
Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohe...
Dosja e Prokurorisë: Një prokuror e një gjyqtare në vendngja...