Komentet seksuale, prekjet e padëshiruar, kërcënimet dhe sulmet janë ende “të përhapura dhe të zakonshme” në ambientet e punës, sipas një raporti të ri, të publikuar në Britaninë e Madhe.
Një hetim gjashtëmujor i Komitetit të Grave dhe Barazisë zbuloi se punëdhënësit dhe drejtuesit, kanë “injoruar” përgjegjësitë e tyre, ndërsa qeveria nuk grumbullonte as të dhëna mbi përhapjen e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
“Është krejtësisht e turpshme që në vitin 2018, komentet e padëshiruara seksuale, prekja, përgjimi dhe sulmet janë parë si një ngjarje e përditshme dhe pjesë e kulturës në shumë vende pune. Qeveria, rregullatorët dhe punëdhënësit po u shmangen përgjegjësive të tyre për shumë kohë. Efektet e ngacmimeve seksuale mund të jenë traumatike dhe shkatërruese, dhe kjo përforcohet nga provat personale që kemi marrë. Mungesa e mbështetjes adekuate për viktimat brenda vendit të punës nuk mund të vazhdojë”, tha Maria Miller, e cila kryeson komitetin.
Raporti sugjeron se duhet të ketë një kod të ri ligjor të praktikës për punëdhënësit, për të mbrojtur stafin e tyre, ndërsa qasja në sistemin e gjykatave duhet të bëhet më e lehtë./tch/
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...