Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës për shkak se gjatë një seance gjyqësore ka sulmuar fizikisht prokurorin.
Policia e Kosovës gjatë raportit 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në qendër të mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore si dëshmitar ka sulmuar fizikisht prokurorin, viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ngjarja e djeshme është një situatë e pazakonshme, pasi rrallëherë ndodh që të sulmohet prokurori në mes të gjykatës.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend