Hoxhaj dhe Dimitrov diskutojnë vazhdimin e rrugës Han i Elezit – Shkup

22:48 | 20 Korrik 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Hoxhaj dhe Dimitrov diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Maqedonisë, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Një temë e rëndësishme që u diskutua në këtë takim ishte vazhdimi i rrugës nga Hani i Elezit për në Shkup. Hoxhaj tha se kjo do t’i kontribuojë shkëmbimeve më të mëdha mes dy vendeve dhe do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve.

Përmes Facebookut, Hoxhaj njoftoi se palët kanë diskutuar edhe në lidhje me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe progresin që është shënuar në këtë drejtim.