Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, po qëndron për një vizitë dyditore në Shqipëri.
Gjatë ditës së sotme, Gashi është pritur në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Në këtë takim u bisedua lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë por edhe shteteve të tjera të rajonit, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe krijimin e një klime sa më të mirë dhe të sigurt për të gjithë rajonin.
Gjithashtu, gjatë takimit me theks të veçantë u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e Emergjencave Civile, njofton Klan Kosova.
Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për rekomandimin pozitiv që Komisioni Evropian ka dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se pret me kënaqësi që edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli të miratojnë sa më parë këtë rekomandim.
Gashi e falënderoi Metën për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Shqipërisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Gashi dhe homologu i tij shqiptar Fatmir Xhafaj nesër do të nënshkruajnë Protokoll bashkëpunimi gjatë sezonit turistik veror, në pikat e kalimit kufitar.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...