Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e familjes Agani me rastin e vdekjes së bashkëshortes së Fehmi Aganit, Sadije Agani.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se Sadije Agani do të kujtohet ndër breza si mësuese e zellshe dhe zonjë e nderuar e Fehmi Aganit, përcjell arbresh.info
Statusi i plotë i Aganit në Facebook:
Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit. Si mësuese e zellshme dhe zonjë e nderuar, bashkëshortja e Dr. Fehmi Aganit, profesorit dhe ideologut të Lëvizjes Paqësore të Shqiptarëve të Kosovës të viteve ‘90, i ekzekutuar nga forcat serbe të sigurisë, do të kujtohet ndër breza. Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta! RH./Arbresh.info
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...