Sot bëhet hapja zyrtare e shkollës verore, në të cilën do të organizon 11 kurse rreth artit, teorive filozofike e sociologjike dhe arkitekturës.
Në këtë shkollë të organizuar nga Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina, do të jenë 82 pjesëmarrës; 54 ndërkombëtarë dhe 28 vendorë, që përfaqësojnë 26 vende të ndryshme të botës.
Pjesë e programit publik të ligjëratave, ekspozitave, programit të filmit, performancave muzikore dhe ngjarjeve të tjera përcjellëse janë 26 artistë, ligjërues dhe udhëheqës të kurseve.
Hapja e shkollës bëhet në RIT Kosovo (A.U.K.), duke nisur nga ora 9:00.
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...