Këtë javë pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pushtetarët thonë se presin rekomandim pozitiv, ndërsa opozita dhe njohës të integrimeve thonë se është vështirë e mundshme që liberalizimi të ndodhë këtë vit, shkruan sot Gazeta “Zëri“
Këtë javë pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Derisa zyrtarët qeveritarë shprehen të bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv, opozita dhe njohës të integrimeve janë skeptikë rreth mundësisë së heqjes së regjimit të vizave brenda këtij viti.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes se fundit të Qeverisë bëri të ditur se rekomandimi i Komisionit Evropian do të publikohet gjatë kësaj jave e i cili sipas Haradinajt do të jetë pozitiv për Kosovën, shkruan më tutje “Zëri“.
“Më 17 ose më 18 pritet të kemi vlerësimin e Komisionit, i cili besoj që do të jetë pozitiv dhe do të kalojë nëpër etapat implementuese pastaj”, ka deklaruar Haradinaj.
Pushteti: Liberalizimi ndodh këtë vit, krimi e korrupsioni s’mund ta pengojnë lëvizjen e lirë
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, për gazetën “Zëri” ka thënë se pritjet e Qeverisë janë që në fund të këtij viti qytetarët të lëvizin lirshëm.
“Rekomandimi edhe pse i vonuar presim të jetë pozitiv dhe është merituar shumë më herët nga populli i Kosovës. Pritjet tona janë që në fund të vitit të përfundojnë të gjitha procedurat dhe ne të lëvizim lirshëm”, është shprehur ajo….
Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet e...
Agjenti i ICE qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, rea...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A
Vëllaznimi “lëshon bombën”, zyrtarizon Derrick Wilsonin
Kurti u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet, paralaj...
Situatë e rëndë në Skenderaj, lumi Klina gati të dal nga sht...