Ballinat e shtypit francez dhe kroat janë mbushur me fotografi dhe tituj kushtuar finales së Kupës së Botës që u zhvillua sot mes këtyre dy shteteve.
Franca i pati titujt më të hareshëm, falë fitores 4:2 të ekipit të saj, që e arriti yllin e dytë të Kupës së Botës pas 20 vjetësh.

Në anën tjetër, kroatët shprehën krenari dhe mirënjohje për ekipin e tyre që për herë të parë u kualifikua në finale të Botërorit.
“Franca e fiton Kupën e Botës: 20 vjet më pas, Të Kaltrit prapë në kulm të botës”, është titulli që ia kë vënë gazeta prestigjioze “Le Monde”, lajmit për triumfin e Gjelave.

“Një yll i dytë përjetësisht: Të Kaltrit e ekipit francez, fitues 4:2 ndaj Kroacisë në finale, janë kampionë të botës”, ka shkruar France Football.
“Francë-Kroaci 4:2. Heroina kroate bie në finale, francezët kampionë të botës”, ka shkruar mediumi kroat, index.hr/Klan Kosova
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë