Liverpooli ka finalizuar transferimin e Xherdan Shaqirit mbrëmjen e sotme (e premte).
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, i cili sapo është kthyer nga Kampionati Botëror në Rusi, ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin që pagoi një tarifë prej 13 milionë funta për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Redsat” prezantuan përforcimin e tyre të tretë brenda kësaj vere përmes një video të veçantë të postuar në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Jashtë fokusit shihet Shaqiri duke kapur një fanellë të Liverpooolit para se t’i afrohet kamerës për të dhënë një pozë tashmë të njohur nga ai.
Në video gjendet edhe hashtag-u #XS23 – pasi ish ylli i Stoke Cityt do të bartë fanellën me numër 23 gjatë kohës së tij në Anfield./arbresh.info/
https://twitter.com/LFC/status/1017860704345477120
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher
Fatmir Sheholli edhe dy muaj në paraburgim
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...