Trajneri Julen Lopetegui do të ketë përpara një detyrë të vështirë, të ndërtojë një Real Madrid kampion dhe këtë gjë do t’i duhet ta bëjë pa yllin e këtij ekipi, Cristiano Ronaldo, që pas 9 vitesh në “Santiago Bernabeu” është larguar për te Juventusi.
Mediat spanjolle konfirmojnë se trajneri ka tentuar deri në fund të ndalojë transferimin e sulmuesit portugez, duke qenë kundër largimit dhe syonte të vinte veton e tij, por pa sukses.
Madje Lopetegui ka patur një bisedë të gjatë telefonike me CR7, që ndodhet në Greqi me pushime me familjen e tij.
Sipas “Il Mundo Deportivo”, trajneri dhe lojtari kanë biseduar në telefon, duke sqaruar situatën, duke dhënë shpjegimet përkatëse, por edhe ky sinqeritet i trajnerit Lopetegui nuk e ka bindur portugezin, që ka qenë këmbëngulës në vendimin e tij për t’u larguar nga Reali.
Telefonata nuk ka mundur të sjellë paqen mes Ronaldo dhe Realit, që sot ka firmosur kontratën 4-vjeçare me Juventus.
Tashmë trajneri Lopetegui do t’i duhet të ndërtojë skuadrën e re pa sulmuesin portugez dhe me shumë pikëpyetje se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran