Ajo kishte pësuar një lëndim në banesën e saj në Ulpianë dhe i ishte përkeqësuar gjendja.
Por, pas trajtimit mjekësor që iu ofrua në Qendrën Radiologjisë, bilbili shqiptar është më mirë. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, ortopedi që është marr me rastin, Sami Deliu.
“Gjendja e përgjithshme e zonjës Pagarusha tani ka filluar të përmirësohet. Ajo ka një lëndim të boshtit kurrizor, respektivisht unazës së katërt, si pasojë e rrëzimit në shtëpi”, ka thënë Deliu.
Sipas tij, në repartin e Radiologjisë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në rastin e Pagarushës.
“Kemi marr të gjitha masat, i kemi vendos korset. Gjendja e tanishme është stabile, andaj planifikojmë që shumë shpejt të lirohet në shtëpi”, ka shtuar Deliu.
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...