Bazuar në raportet në Francë, Arsenali është afër nënshkrimit për 7 milionë funta me Matteo Guendouzin.
“Topçinjtë” kanë rënë dakord rreth tarifës me klubin Lorient të Ligës 2 rreth Guendouzit, i cili do të jetë përforcimi i katërt për këtë verë nga Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Guendouzi është ende 19 vjeçar, por është prodhim i akademisë të rinjve te Paris Saint Germaini para se të transferohej te Lorienti në vitin 2014.
‘RMC Sport’ raporton se një marrëveshje është thuajse e finalizuar dhe Guendouzi do të niset për në Londër të hënë për t’iu nënshtruar testit mjekësor.
Njoftimi pritet të bëhet gjithashtu nesër pasi Guendouzi ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare./arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...