Sali Berisha: Ndaloni more, jeni të gjithë të droguar!

13:23 | 5 Korrik 2018
A. B.

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza kundër qeverisë teksa ka kërkuar që të ndalohet menjëherë orvatja për të kapur godinën e Teatrit Kombëtar.

Në aulën e parlamentit, Berisha ka deklaruar se kjo që po bëhet me tokën e Teatrit Kombëtar është një vjedhje e madhe, të cilën Berisha e ka konsideruar se veprën e disa personave të droguar.

Berisha: A ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për Teatrin mund të ishte një ligj që ka nevojë për “super procedurë” të përshpejtuar, në një kohë kur ju jeni bërë symbol I vrasjeve në zyra, në një kohë që jeni bërë gaz i dheut me aktet e juaja kriminale e makrabre. Nuk dini të ndaleni more zotërinj. Ndaluni more ndaluni! Sepse përpara këtij krimi të shëmtuar qëndrojnë qindra milionë euro!

Shqipërinë e shndërruat në vendin kryesor të eksportit kryesor të drogës.

Ruci ndërpret fjalën e Berishës</strong

Ruçi: Faleminderit zoti Berisha, koha ju mbaroi. Ju lutem uluni zoti Berisha.

Berisha nxjerr një video në ipad dhe ja tregon Ramës… kryeministri nis të qeshë.

Shpërndaje në rrjete sociale