Pas një procesi të gjatë verifikimi nga komisioni përkatës komunal në kuadër të Drejtorisë së Financave, Komuna e Ferizajt ka përgatitur një listë me emrat dhe mbiemrat, sipërfaqen dhe subjektet afariste që kanë obligime financiare ndaj komunës, mjete financiare këto që nuk janë paguar në kohën e përcaktuar dhe si të tilla nuk janë arkëtuar.
Sipas kumtesës për media, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të financave lokale, Kryetari Agim Aliu ka autorizuar këtë komision që të bëj verifikimin e të gjithë borxhlinjve ndaj komunës dhe bashkërisht me Zyrën Ligjore të nisin procedurat e arkëtimit të mjeteve financiare përmes procedurave përmbarimore, në rastin kur këto obligime nuk kryhen vullnetarisht nga personat fizik dhe juridik.
Komuna e Ferizajt është në fazë të verifikimit të mëtejmë të të gjithë borxhlinjve dhe në këtë rast apelon tek të gjithë përfaqësuesit e subjekteve afariste dhe personat fizik që të shlyejnë detyrimet financiare ndaj Komunës, në të kundërtën do të ndërmerren procedura përmbarimi si fazë e dytë pas bërjes publike të kësaj liste.

Arkëtimi i këtyre mjeteve financiare do të ndikoj në krijimin e një stabiliteti financiar dhe si i tillë mundëson planifikimet e reja zhvillimore të Komunës së Ferizajt, përmes projekteve të ndryshme në interes qytetar.

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...