Universiteti i Prishtinës pritet të hapë konkursin për studentë për vitin akademik 2018/19 këtë të hënë.
9 korriku pritet të jetë data kur universiteti ‘Hasan Prishtina’ hap dyer për aplikantët e rinj që synojnë të bëhen studentë në këtë universitet.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi.
Ai tha se këtë të premte pritet të vendosen kriteret për pranim në këtë universitet.
“Të Premten do ta kemi mbledhjen e senatit ne te cilën do te miratohen kriteret e pranimit dhe do vendoset për shpallje të konkursit. Konkursi do të shpallet të hënën”, tha Kelmendi.
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim