Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj gjatë vizitës së sajzyrtare në Da Nang të Vietnamit ka takuar ministrin e Resurseve Natyrore dhe Mjedisit të këtij shteti, Tran Hong Ha, me të cilin kanë diskutuar mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit mes dy ministrive përkatëse në çështjet më të rëndësishme mjedisore.
Në këtë takim dy homologët biseduan rreth problemeve dhe sfidave globale e lokale mjedisore dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave nga fusha e mjedisit.
Në emër të Republikës së Kosovës, ministrja Reshitaj shprehu falënderimet e përzemërta për ftesën dhe mikëpritjen që autoritetet vietnameze i bënë delegacionit
kosovar gjatë Asamblesë së 6-të të Fondit Global Mjedisor (GEF). Më tutje, ministrja Reshitaj dhe homologu i saj vietnamez u dakorduan për nënshkrimin e një marrëvëshjeje bashkëpunimi, si inicim fillestar i mundësisë për njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti i Vietnamit.
Me këtë rast ministrja Reshitaj deklaroi se pjesëmarrja shtetërore e Kosovës në Asamblenë e GEF-it është një sukses për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të ardhmen e Kosovës.
Në fund, ministri i Mjedisit të Vietnamit, Hong Ha, falënderoi ministren Reshitaj për prezencën dhe kontributin e dhënë në Asamble, duke u zotuar që do të përkrahë rrugën e Kosovës për çasje në fondet e GEF-it, pasi që sipas tij kështu bashkarisht mund t’i tejkalojmë sfidat globale mjedisore.
Vlen të theksohet se gjatë pjesëmarrjes së saj në asamblenë e 6-të të GEF-it ministrja Reshitaj po realizon takime të shumta me homolog, përfaqësues shtetesh e organizata ndërkombëtare, në të cilat takime po lobon për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në këta mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar.
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...