Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur në shtëpi Nënadmiralin amerikan, Colin J. Kilrain.
Haradinaj po ashtu ka takuar edhe Komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, atë italian, Salvatore Couci, Kolonelin amerikan, Nick Ducich si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Lowa-s, Timothy Orr.
Postimi i plotë:
Kisha nderin që të pres në shtëpinë time Nënadmiralin amerikan Colin J. Kilrain, Komandant i Operacioneve Speciale të NATO-s bashkë me komandantin italian të KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, Kolonelin amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich, si dhe Komandantin e Gardës Nacionale të Iowa-s Gjeneralin Timothy Orr.
Në këtë darkë miqësore, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Kuintit, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin e pazëvendësueshëm të vendeve euro-atlantike në rrugën tonë të konsolidimit si shtet.
Ne jemi përherë mirënjohës për ndihmën e NATO-s në luftë dhe në paqe. RH

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...