Gjatë qëndrimit në Paris, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhuruar nënshtetësinë e Kosovës deputetit francez Joachim Son Forget.
“Ishte nderi im për t’ia dhuruar këtu në Paris, nënshtetësinë kosovare dhe Medaljen Presidenciale, Son Forgetin, anëtar i Parlamentit të Francës dhe një mik i dashur i Kosovës për shumë vjet. Angazhimi dhe përkushtimi i tij për njerëzit e Kosovës janë shembull. Të falënderojmë Joachim!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Gëzim të madh ka shprehur Forget i cili ka thënë se ka qenë nder i madh për të që të ndihmojë Kosovën gjatë dhe pas luftës.
“Sot në Paris mora certifikatën e natyralizimit kosovar dhe medaljen presidenciale për dhjetëvjetorin e pavarësisë nga presidenti Hashim Thaçi. Një ceremoni me miqtë e mi të dashur, kolegët ose të dy palët. Një nder i madh për mua pasi kam filluar ta ndihmoj vendin gjatë luftës dhe pas gjithë këtyre viteve në Prishtinë. Tash jam kosovar!”, ka shkruar Forget në rrjete sociale.
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?