Drita ka siguruar fitore në gjysmëfinale në garat preliminare të UEFA Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën Santa Colomba në takimin e zhvilluar pasditen e sotme (e martë), shkruan portali arbresh.info.
E me këtë rast nuk ka munguar edhe urimi nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se Drita nga Gjilani sapo ka hyrë në histori të futbollit kosovar.
“Drita e Gjilanit sapo ka hyrë në histori të futbollit kosovar. Kampionët e Kosovës bëhen skuadra e parë kosovare që fitojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Urime! ”, ka uruar Pacolli.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...