Janë grumbulluar më shumë se dhjetë mijë dollarë në fondin e hapur në platformën “GoFundMe” për të paguar gjobën e yjeve shqiptarë të Zvicrës, për festimin e tyre me shqiponjë.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichsteiner u dënuan bashkë me 25 mijë franga pasi festuan me shqiponjë në fitoren 2 me 1 në Botëror ndaj Serbisë.
Mbrëmë u hap faqja për grumbullimin e të hollave për të paguar këtë shifër, ndërsa për pak orë janë mbledhur më shumë se 10 mijë dollarë.
Në përshkrim të fondit të hapur thuhet se “tre lojtarët kanë sjellë gëzim e lumturi te zviceranët dhe shqiptarët në gjithë botën andaj kërkohet të përkrahen”.
Po ashtu është cekur se nëse Federata e Zvicrës nuk pranon paratë, ato do të dorëzohen bamirësi.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...