Personat me grupet e gjakut A, B apo AB kanë rrezik më të madh nga sëmundja e zemrës sesa personat me grupin 0 (zero), kanë publikuar shkencëtarët amerikanë.
Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Harvardit, njerëzit me grupin e gjakut 0 (zero) kanë një mbrojtje natyrore nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.
Shkencëtarët kanë zbuluar se personat me grupin AB të gjakut, që njëherësh është edhe grupi më i rrallë i gjakut, 23 për qind është më i madh që të pësojnë sulm në zemër në krahasim me të tjerët.
Njerëzit me grupin B të gjakut për 11 për qind, ndërsa ata me grupin A, deri 5 për qind se do të kenë probleme me zemrën.
Shkencëtarët besojnë se grupi 0 i gjakut ka substanca të caktuara në gjak, të cilat ndihmojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së droçkave në gjak, që në mënyrë të drejtpërdrejtë zvogëlon mundësitë e pësimit të sulmit në zemër.
Grupi A i gjakut ndërlidhet me nivelet e larta të kolesterolit të keq në gjak, derisa grupi AB i gjakut është më shumë i ekspozuar ndaj shfaqjes së pezmatimeve, të cilat kanë rol kyç në dëmtimin e artereve.
“Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë grupin e gjakut, por mund t’i ndryshojnë shprehitë e jetës nëse kuptojnë se janë në rrezik nga telashet me zemrën”, deklaroi profesori Lu Ki.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...