Punëtorët e minierës “Trepça” nga e hëna e ardhshme do të hyjnë në grevë për shkak se, sipas Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në draftstatutin e ndërmarrjes.
E kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, thotë se kërkesat e punëtorëve nuk mund të përfshihen në statut, pasi kanë kosto të lartë dhe mund të jenë pengesë për zhvillimin e ndërmarrjes.
Më 18 dhe 19 qershor 2018, minatorët e Trepçës mbajtën grevë një orëshe të pakënaqur për përmbajtjen e draft statutit të Trepçës. Por nëse kërkesat e tyrë e për këte ceshtje nuk merren parasysh, atëherë, ata thonë se do të vazhdijë me greva, e madje edhe kërcënojnë me eskalimin e tyre. Kështu tha për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.
“Deri të hënën, nëse nuk ndërmerren masa, ose nuk futen kërkesat tona në statut, atëherë, nga e hëna e tutje besoj se do të eskaloj situata. Nuk e di si ka me rrjedhë më tutje, ne kemi
paralajmëruar grevë të përgjithëshme ose protestë masive në rrugë”, tha ai.
Sipas Sadikut, draft statuti i propozuar, nuk është në të mirë të punëtoreve e as të ndërmarrjes Trepça. Ai përmend disa nga kërkesat të cilat punëtorët kërkojnë që të përfshihen në statut.
“Kemi kërkuar që pensionet e minatorëve të jenë 70 përqind e pagës si dhe mosha e pensionimit të jetë 50-55 vjet. Sigurim shëndetësor dhe atë në punë. Njohjen e stazhit të punës për vitet 89-99. Kemi kërkuar po ashtu që familja të ketë trashëgëmi në pensionet e familjarëve”, u shpreh Sadiku.
Sipas tij, asnjëra nga kërkesat e punëtorëve nuk është marrë parasysh, përdederisa shprehet se draftstatuti i propozuar, nuk është punuar nga Bordi Drejtues i Ndërmarrjes Trepça. Por, kryesuesi i këtij bordi, Ardian Syla, i tha Radio Kosovës se dokumenti në fjalë, është punuar
nga ata, përderisa për pakënaqësitë dhe kërkesat e sindikatës, shprehet kështu:
“Pakënaqësitë e punëtorëve janë kryesisht në lidhje me qështjet sociale,- të cilat ata mendojnë se duhet të futen në statut. Mirëpo, shumica e bordit dhe qeveria mandojmë se qështjet sociale nuk duhet të futen në statut, por të rregullohen përmes formave ligjore”, tha ai.
Syla, thotë se është për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve, por në këtë fazë, përmbushja e tyre nuk është në të mirë të Trepçës e as të punëtorëve, pasi që ka kosoto të lartë buxhetore. Nxjerrja e statutit dhe miratimi i tij, në Kuvendin e Kosovës, i hap rrugë regjistrimit të ndërmarrjes Trepça dhe fillimit të punës. Përderisa, në mungesë të tij, Ligji i Trepçës, edhe dy vite pas miratimit, nuk zbatohet.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...