Ramush Haradinaj, si kandidatë i vetëm për kryetar të AAK-së në Kuvendin e VIII zgjedhor të kësaj partie para delegatëve ka paraqitur punë dhe planet, duke shtuar se aleanca synon një Kosovë euroatlantike.
Haradinaj që është edhe kryeministër i vendit bashkëpartiakëve u prezantoi edhe punë e bërë gjatë qeverisjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Ai përmendi shpronësimet në Hade e Shipitullë si sukses të tij, e nuk ka pa përmendur edhe rritjen e pagave.
Haradinaj këtu foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, që sipas tij, u miratua më të drejtë korrigjimi.
Kur foli për punët që e presin Qeverinë ai tha se janë në proces të draftimit të ligjit për ushtrinë, por edhe atë për Qeverinë ndonëse tha se nuk është për ngutë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e VIII-të zgjedhor, ku i vetmi kandidat deri tash është kryeministri aktual dhe kryetari i vetëm i deritanishëm i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Hapja e Punimeve të Kuvendit është bërë me një minutë heshtje si nderim për babain e kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj, i cili ndërroi jetë para pak ditësh.
Është formuar Kryesia e Punës, Komisioni Verifikues dhe Komisionit Votimit, i cili do të bëjë numërimin e votave të delegatëve.
Kuvendi po mbahet pas zgjedhjeve nëpër komunat e Kosovës, ku janë zgjedhur kryetarët e degëve, kryesitë, këshillat drejtues dhe delegatët që do të marrin pjesë në kuvendin e sotëm.
Smajl Latifi, kryetar i komisionit Verifikues bëri të ditur se në sallë janë 529 delegatë, derisa mungojnë 58 delegatë. Ai konstatoi se ka kuorum të plotë për të zhvilluar me sukses punimet./EO/
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...
EKSKLUZIVE/ Solomon në “udhëkryq” mes Vushtrrisë dhe Lirisë,...
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor