Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu tha se draft Platforma shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve nuk i ka plotësuar kriteret e nevojshme.
Veliu këto komente i bëri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini.
Duke folur rreth takimit Thaçi-Vuçiq që pritet të ndodhë të dielën, Veseli me ironi i uroi punë të mbarë Thaçit.
“Puna e mbarë i qoftë”, tha shkurt ai.
Veliu po ashtu tha se qëndrimi i LDK-së për platformën shtetërore është përkrahur edhe nga disa subjekte tjera politike.
“Ne kemi deklaruar që platforma nuk i plotëson kriteret e nevojshme, elementet e nevojshme është e varfër shumë dhe kemi kërkuar që ajo platformë të ndryshohet të plotësohet mirëpo Kuvendi është Kuvend dhe ajo është detyrë e Kuvendit. Është qëndrim i subjektit tonë dhe ky qëndrim ka përkrahje dhe nga disa subjekte tjera. Për me u bo fakt duhet të nxirret, të diskutohet dhe të votohet në Kuvend. Me dhunë në kuvend nuk nxirret nëse nuk ka vullnet politik”, ka thënë Veliu.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen të dielën, më 24 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut në nivelin e lartë politike./RTV Dukagjini/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën