Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka dhënë një ide interesante rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Sipas Hotit, atë do të mund ta bënte fare lehtë edhe opozita e jo ndonjë institucion tjetër siç është presidenca, apo kryeministria.
“Në Beograd kushdo që bisedojë do të bisedojë në nivel institucionesh. Prandaj dialogun me Beogradin, nëse merremi vesh dhe biem dakord, mund ta udhëheqë edhe opozita”, ka pohuar Hoti.
“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse na përfaqëson opozita, madje kurrë nuk do të flisja keq dhe do t’i shkoja prapa. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë proces është uniteti i spektrit politik, por dhe më gjerë”, tha ai në Info Magazine.
“Spektri politik duhet të jetë i bashkuar në raport me Serbinë. Në raport me Beogradin duhet të ketë unifikim të shoqërisë civile gjithashtu dhe komuniteti fetar”.
të bisedojë në nivel institucionesh. Prandaj dialogun me Beogradin, nëse merremi vesh dhe biem dakord, mund ta udhëheqë edhe opozita”, ka pohuar Hoti.
“Do të ishte e jashtëzakonshme nëse na përfaqëson opozita, madje kurrë nuk do të flisja keq dhe do t’i shkoja prapa”.
Por, ajo që është e rëndësishme në këtë proces është uniteti i spektrit politik, por dhe më gjerë.
“Spektri politik duhet të jetë i bashkuar në raport me Serbinë. Në raport me Beogradin duhet të ketë unifikim të shoqërisë civile gjithashtu dhe komuniteti fetar”.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...