Faza finale e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi, fillon të dielën.
Përkundër përpjekjes së Bashkimit Evropian dhe Kosovës që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ku do t’i jepte fund mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të kishte njohje reciproke, kjo e fundit është e përkushtuar ta bëjë të kundërtën.
Shteti fqinjë i Kosovës, Serbia, po vazhdon avazin e vjetër t’i bëjë dëm Kosovës në arenën ndërkombëtare, në këtë rast, të ndikojë që vendet që e kanë njohur Kosovën, ta ç’njohin, shkruan lajmi.net.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Liberisë, Gbezongar Milton Findley, të cilin ai e falënderoi për siç tha ai vendimin e vendit të tij për të anuluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Sidoqoftë, një informacion të tillë, ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, dje e ka demantuar.
“Sapo bisedova me Qeverinë e Liberisë dhe ata më konfirmuan se Liberia nuk ka lëvizur nga qëndrimi i mëparshëm në lidhje me njohjen e shtetit tonë. Lajmet dhe njoftimet e shpërndara nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjes me lajme të rreme nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daqiq. Ne, do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ishte deklaruar ministri Pacolli.
Pse Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë, kur dy ditë nga takimi për fazën finale të bisedimeve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së bashku me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, lobojnë në dëm të Kosovës?
Pse duhet të vazhdohet me dialogun kur Serbia dy ditë para takimit tregon dhëmbët, duke nënkuptuar se nuk ka shpresë për njohje të Kosovës, pasi një gjë të tillë po e shpërndan edhe në vendet që nuk e kanë njohur dhe ato që e kanë njohur Kosovën.
Ndryshe, informacione të tilla për tërheqje të njohjes së Kosovës, Serbia kishte dhënë edhe muaj më parë siç ishte rasti i Guenea Bissau, Surinami, Ganës, por këto shtetet e demantuan Serbinë, i fundit ishte rasti me Ganën.
Takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë do të mbahet të dielën në Bruksel nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...