Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpërthimeve me tritol që ndodhën në Tiranë mëngjesin e sotëm. Reagimin e bëri përmes rrjetit social Facebook.
“Akti terrorist ndaj familjes se ministrit te Brendshem, kafshim monstrash qe kane marre, po marrin dhe do te marrin ate qe meritojne: Doren e shtetit ne fyt deri ne frymen e tyre te fundit. Kemi çelur epoken e re te ndarjes se shtetit nga krimi dhe te luftes dinjitoze pa ndalim e as tolerance te shtetit perballe krimit. Saimir Tahiri eshte ne krye te kesaj lufte dhe kush ka urdheruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes se tij, duhet ta mesoje se sot i ka dhene ministrit tone e te gjitheve ne, nje motiv me shume per te qene krenare e te frymezuar ne çdo qelize, ne kryerjen e detyres se larte ne sherbim te vendit dhe njerezve te ketij vendi. Askush dhe asgje nuk do te na ndale ne rrugen e Rilindjes per nje Shqiperi qe me ne fund do te kete shtetin e saj te forte e te drejte, shtetin modern te shqiptareve”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjetin social.

Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...