Qytetarët e Gjilanit çdo të dielë janë në “hall”. Ata në vikend nuk mund të udhëtojnë me autobusë për Prishtinë. Me këtë rast, linjat e autobusëve Gjilan-Prishtinë nuk janë në dispozicion për qytetarët.
Kështu, kjo linjë e autobusëve është jofunksionale pothuajse që nga mbrëmja e deri më tani.
Lexues të Portalit Indeksonline kanë thënë në kushte anonimiteti se sot as taksitë ilegal nuk janë duke punuar.
Sipas disa fotografive që lexuesit kanë dërguar në redaksi shihet se si qytetarët presin në stacione të ndryshme, mirëpo autobusët nuk qarkullojnë fare.
Po ashtu disa qytetarë janë të detyrar që të bëjnë zgjidhje ndër më të ndryshëm vetëm për të ardhur në kryeqytet. Madje, të njëjtit paguajnë nga xhepat e tyre më shumë për këtë rrugë.
Gjithashtu, autobusët nuk janë duke funksionuar as te rruga kryesore që të dërgon për në Prishtinë.
Ndryshe, sot është dita e dytë e Festë së Fitër Bajramit.
Më poshtë shikoni disa foto:
/Indeksonline/
Vuçiqi, Kallasit: Asociacioni, parakusht për përparim në dia...
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Netanyahu: Gati për armëpushim të përkohshëm
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selim...
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sez...
Vidhen të dhëna të qeverisë amerikane – zyrtarëve të Trumpit...