Pas performancës së dobët në takimin mes Spanjës dhe Portugalisë mbrëmjen e kaluar, portieri David de Gea duket se ka diçka për tu gëzuar.
Sipas raporteve të ndryshme, David de Gea ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi spanjoll do t’i jap fund spekulimeve të vazhdueshme për transferim në Real Madrid duke vendosur të ardhmen e tij në Old Trafford.
Kampioni i Ligës së Kampionëve, Real Madridi që një kohë të gjatë është përpjekur për të joshur De Gean në vendlindjen e tij, ndërkohë që presidenti Florentino Perez ka pranuar se një shumë madhështore prej 100 milionë euro është e nevojshme për të transferuar atë në Bernabeu.
United gjithmonë ka qenë i vendosur se ata nuk do të shesin asetin e tyre dhe besojnë se lojtari nuk ka ndërmend të largohet. Por, kjo nuk ka ndalur lidhjet konstante për kalim në Real Madrid, i cili ishte afër nënshkrimit me të në vitin 2015.
Cristiano Ronaldo arriti të shënojë hat-trick në takimin kundër Spanjës./arbresh.info/
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...