Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Policia përmes një komunikate për media ka treguar inicialet e personave që dyshohet se kanë tentuar ta kryejnë këtë vrasje. Por, Express mëson nga burimet e saj se njëri nga të arrestuarit është vëllai i Enver Sekiraqës, Naser Sekiraqa.
Policia ka njoftuar përmes një komunikate se me të dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona:
“Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar.
N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Burime të Gazetës Express tregojnë se njëri nga personat që tentoi të kryente këtë vrasje në qendër të Prishtinës, është Naser Sekiraqa, vëllai i Enver Sekiraqës.
“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thotë policia.
Nëna, djali i së cilës i mbijetoi masakrës në Graz: Më telef...
Gattuso favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë
Sulmi me 11 të vdekur në Graz, Austria shpall tre ditë zie
Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në shkollën në Gra...
Shyhrete Behluli dhe Gili nesër publikojnë bashkëpunimin e t...
Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik