Një burrë i moshës 58 vjeçare ka ndërruar jetë pasdite në Istog.
Bëhet fjalë për një parashutist i cili ka humbur kontrollin mbi parashutën dhe ka mbetur i varur në lisa.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë një informatë për një person të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Bëhet fjalë për një person i lindur rreth vitit 1960, që ka mbetur i varur në një lis”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se personi është pa shenja jete”.
“Sipas dyshimeve të para duket se i ndjeri ka humbur kontrollin e parashutës dhe është përplasur për drunjve”.
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella