Autopsia e trupit të Fadil Vokrrit ka përfunduar para pak çastesh.
Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Ai ka thënë se trupi para gjysmë ore është marrë nga familjarët.
“Po, autospia ka përfunduar para gjysmë ore. Trupin e kanë marrë familja, dhe pastaj do të vazhdojë me ceremenoninë e homazheve dhe të varrimit sipas protokollit shtetëror”, ka thënë Gërxhaliu për Indeksonline.
Ndryshe, legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Vokrri ka ndërruar jetë dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.
I ndjeri nuk arriti që të mbijetoi pas sulmit dhe në QKUK arriti pa shenja jete.
Ritheksojmë se nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe, kurse prej orës 14:00 një mbledhje komemorative.
Varrimi i legjendës Fadil Vokrri do të bëhet sot nga ora 17:00 në Prishtinë.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...