Presidenti amerikan, Donald Trump do të shtrojë sot në mbrëmje Iftar, darka e prishjes së agjërimit gjatë periudhës së Ramazanit, në një pritje në Shtëpinë e Bardhë për komunitetin mysliman.
“Do të ketë rreth 30 deri në 40 të ftuar”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në 2017 në vitin e tij të parë në detyrë, Donald Trump nuk ka organizuar një darkë të tillë, ndryshe nga tradita e vjetër presidenciale.
Disa organizata të besimtarëve myslimanë në SHBA deri më tani kanë bërë të ditur mospjesëmarrjen e tyre në mbrëmjen e së mërkurës.
Komuniteti mysliman ka marrëdhënie të tendosura me Donald Trump, i cili në fillim të fushatës elektorale propozoi mbylljen e përkohëshme të hyrjes në SHBA të myslimanëve, duke shkaktuar habinë e të gjithëve, përcjell Atsh.
Shumë episode të tjera ndikuan në rritjen e mosbesimit, në mesin e tyre deklaratat e Trump që shënjestronin kryebashkiakun mysliman të Londrës, Sadiq Khan të cilin e akuzoi për minimizim të kërcënimit terrorist.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...