Është rikthyer debati në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe LDK-së për këshilltarët e kryetarit, Kadri Veseli.
Pas kundërpërgjigjes nga deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj, ndaj atij të LDK-së, Driton Selmanaj, e cila i tha se Selmanaj ishte vetë pjesë e keqpërdorimeve sa ishte pjesë e shoqërisë civile, reagoi edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton lajmi.net.
“Po të reagonte në mëngjes ndoshta dikush do ta merte seriozisht, mirëpo këto i ka shkruajtur dikush sepse faktet i kanë rëndu ata”, ishte reagimi i Selmanajt.
Tutje, Selmanaj tha se përkundër që vendimi për pagat është marrë në kohën e ish-kryetarit, Nexhat Daci, ky i fundit kishte dy këshilltarë dhe jo siç pretendon Selmanaj se janë rreth 15 të tillë.
“Le ta gjen kjo deputete listën e këshilltarëve të cilët zotëri Veseli i ka, dhe për këto kam kërkuar të dhëna të cilat nuk më janë dhënë dhe u detyrova ti marr dikund tjetër. Vendimin e ka marrë kryetari Daci mirëpo ai i ka pasë vetëm dy këshilltarë dhe jo 15”, përfundoi Selmanaj
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?