Sulmuesi senegalez, Saido Mane, ka arritur një marrëveshje me Real Madrid për t’u larguar nga Liverpooli, sipas disa raportimeve në Francë.
Mane ishte një nga më të mirët në skuadrën e Liverpoolit, sezonin e kaluar, duke formuar një treshe të frikshëme me Roberto Firminio dhe Mo Salah, duke shënuar 20 gola këtë sezon.
Sipas “France Football”, Mane është afër për t’iu bashkuar Real Madridit, pasi është pajtuar me kushtet e kampionit të Champions League.

Por, kalimi i 26 vjeçarit në Santiago Bernabeu tani mund të jetë në dyshim, pas largimit të Zinedine Zidane javën e kaluar.
France Football po ashtu ka raportuar se Zidane ishte ai që kishte bindur drejtuesit e Realit, për ta transferuar Mane, por pas largimit të francezit tashmë transferi i tij nuk mund të ndodh, deri në emërimin e një trajneri të ri. /arbresh.info/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?