Java e humanitetit këshilli i Bashkësisë Islame, shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë

13:29 | 27 Nëntor 2020

Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka organizuar aksion për dhurimin e gjakut.

Imamët se bashku me një pjesë të xhematit dhuruan gjak duke pasur parasysh nevojën e madhe që qytetarët kanë për gjak, raporton arbresh.info

E, Albana Gashi menaxhere për organizimin e dhurimit të gjakut tha se, e kemi organizuar aksionin e dhurimit të gjakut, për të ju dal në ndihmë pacientëve në nevojë.

Gashi thotë se, deri më tani ka pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve të cilët po vijën dhe po dhurojnë gjak.

“Po sot e kemi organizuar aksionin e dhurimit të gjakut me Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku po organizojmë në Xhamin e Madhe dhe në Xhaminë Pavarësia, ku po dhurojnë gjak qytetarët për të ju dal në ndihmë pacientëve në nevojë për gjak. Deri më tani ka pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve të cilët po vijën dhe po dhurojnë gjak po shpresojmë që deri ën fund ka me qenë një numër i kënaqshëm”, ka thënë ajo.

Imami i xhamisë Sulltan Fati në Prishtinë tha se, në këtë kohë të pandemisë jemi munduar të bëjmë një aktivitet simbolik.

“Sot e kemi dhurimin e gjakut në dy pika këtu ne xhamin Sulltan Fati dhe te Xhamia Pavarësia. Ne kemi parë të nevojshme që aktivitetin e fundit të kësaj jave duke par parasysh situatën të cilën gjendemi me pandemi dhe sado pak jemi mundu që ta bëjmë një aktivitet. Apeli jonë sot në të gjitha xhamitë ka qenë java e humanitetit që më të vërtet ne të jemi human dhe bamirës në situatën në të cilën jemi duke kaluar. Ne për këtë javë kemi bërë edhe shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë. Aktivitet i kësaj jave do të jenë edhe dy shkolla të cilat i kemi përzgjedhur që të bëjmë shpërndarjen e pakove me veshmbathje dhe gjera te tjera të cilat ju duhen nxënësve”, tha ai./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara