Themeluesit e Google largohen nga postet kyçe të kompanisë

09:59 | 4 Dhjetor 2019

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, kanë njoftuar se po tërhiqen nga rolet kyçe në kompaninë amë të gjigantit në internet.

Ata do të lënë rolet e tyre përkatëse si shefi ekzekutiv i Alphabet dhe presidentit të kompanisë, por do të mbeten anëtarë të bordit.

Drejtori i Përgjithshëm i Google, Sundar Pichai do të marrë pozitën e drejtorit ekzekutiv të Alphabet, thuhet në deklaratë.

Alphabetu krijua në vitin 2015 si pjesë e një ristrukturimi korporativ të Google, të cilin Page dhe Brin e themeluan në një garazh në Kaliforni në vitin 1998.

Kompania amë kishte për qëllim t’i bënte aktivitetet e gjigantit të teknologjisë më të përgjegjshme, pasi ajo u zgjerua nga kërkimi në internetit në zona të tjera

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara