Në fillim e mohuan që mes tyre kishte diçka, pastaj flisnin me kode duke na lënë diçka të nënkuptuar, por më pas na konfirmuan se ato ishin çifti më i ri në showbizin shqiptar. Nuk do të gënjenim nëse do thonim çifti perfekt sepse shkojnë shumë bashkë.
Në natën e dytë të festivalit të 56-të të RTSH-së në skenë përkrah Adi Krastës u ngjit dhe Klea Huta. Krasta e ka ngacmuar live në lidhje me Elgitin, edhe ajo është shprehur se në fakt nuk është një unazë ajo që i mban lidhur dy njerëz.
Lidhur me thashethemet që qarkulluan nëpër mediat online pas një fotoje të moderatores bukuroshe me një unazë në gisht, ku u aludua për një fejesë të mundeshe, Klea ka folur sot për herë të parë.
Në Fest’ 56 ajo u shpreh se nuk është e vërtetë ajo çfarë është shkruar nëpër portale dhe se unazën e ka treguar sepse unazat i pëlqejnë shumë./opinion/
Kusari-Lila: Koordinimi ndërministror thelbësor në luftën ku...
Fitore Pacolli mohon përfshirjen e bashkëshortit në organiza...
Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarët që keqpërdorën poz...
Real Madridi gati ta “thyejë bankën” për Rodrin
Pa përparim bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, pesë të vdeku...
Nesër seanca e 52-të, analistët: Në momentin e fundit mund t...